Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rreth orës 15:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Pllana.