Policia konfirmon vendosjen e barrikadave të reja në veri

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar që mbrëmë në veri të vendit janë vendosur edhe dy barrikada të reja.

Sipas tyre gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave me mjete të rënda.

Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, 27 dhjetor 2022

Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda.

Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

Të ngjashme