Në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi disa kuaj të ngarkuar.
“Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pa shoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartin kuajt ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh. Duhani i konfiskuar në bazë të mbishkrimit dyshohet se është prodhim i Serbisë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.
Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore si dhe është njoftuar prokurori dhe dogana e Kosovës.