Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se të enjten, në kuadër të planit operativ “Rrjeta”, një patrullë policore ka pranuar informacione për një person që dyshohej se posedonte armë ilegale në Shtime.
Tre zyrtarë policorë kanë kanë hasur personin me iniciale Rr. B., 33 vjeç. Sipas policisë, i dyshuari posedonte një armë të llojit Ekol me bocë ajri dhe municion me rruza metalike.
“Gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar materialet e mëposhtme:
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa procedura do të vazhdojë në trajtim të rregullt hetimor.