Policia konfiskon më shumë se 8 kilogramë marihuanë

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 12:48 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi disamujor, dje ka arrestuar tre persona, nën dyshimin e bazuar se po merreshin me kontrabandim të substancave narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar: 26 paketime 8 453 gramë marihuanë; vetura Mercedes; vetura Peugeot; tre telefona; 110 euro.

“Gjatë kontrollit të Policisë kufitare dhe bazuar në informacionet e siguruara nga DHTN, zyrtarët policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë Mercedes, pronë e dy personave të dyshuar, në të cilën gjatë kontrollit sipërfaqësor është vërejtur se ka të fshehur substancë narkotike”, .

“Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kryenin veprat penale ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’ nga neni-273 dhe ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar’ neni-283”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

M. lindur me 1984 m/k/turk

M. lindur me 1982 m/k/turk

H. lindur me 1985 m/sh/k.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme