Një aksident i rëndë i një autobusi nga Kosova ka ndodhur në Kroaci ku kanë vdekur 10 persona, 30 janë lënduar dhe një pjesë e tyre ende po rrezikojnë jetën brenda autobusit të aksidentuar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20 dhe sipas mediave kroatë së paku 10 persona kanë vdekur në këtë aksident ndërsa 30 të tjerë janë të lënduar rëndë.
Sipas shefit të policisë rrugore të Stacionit Policor ‘Slavonski Brod’, Franjo Galic i cili foli nga vendi i ngjarjes, autobusi është me targa të Kosovës në linjën Frankfurt – Prishtinë.
“Në ora 6:22, Departamenti i Policisë Brod – Posavina mori një raport se një autobus ishte aksidentuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë vdekur dhe 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion pasi të ketë përfunduar hetimi”, tha ai