Policia kufitare në Gjakovë gjenë armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Referuar pranimit të informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe  Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë  në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Sot me  datë 05.07.2022,  me urdhër të Gjykatës kompetente,  në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ  i koduar “Bjeshka  2022”, është  bërë  bastisja  në dy objekte (stane)  në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë  gjetur  provat/dëshmitë materiale si në vijim.

Dy (2)  armë AK-47 (kallashnikovë)
Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Tre (3) karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë  ( Xh. M),  pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme.

Të ngjashme