Njësitet e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot pasdite, kanë identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut, përmes rrugëve ilegale.
Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i, njofton policia në një komunikatë shtypi.
Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.