Policia largon skelet që rrethojnë parkingun e “Albi Mall”

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë larguar skelet që e rrethojnë parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në lagjen Veternik të Prishtinës.

Kujtojmë se pronari i tokës private në të cilën ndodhet parkingu i “Albi Mall”, e ka bllokuar atë pjesë pasi sipas tij, pronarët e qendrës tregtare nuk e kanë paguar qiranë për shfrytëzim.

Në një dokument të lëshuar nga Prokuroria siguruar nga klan kosova, shihet që kërkohet largimi i rrethojave që bllokojnë parkingun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme