Autoritete malazeze mëngjesin e së hënës kanë filluar rrënimin e staneve shqiptare në bjeshkët e Ishtedimit në Mal të Zi.
Banorët nuk janë lejuar të ofrohen në vendin e ngjarjes.
Policia malazeze ka arrestuar katër pronarë të staneve të cilët tentuan të hyjnë në kufi për të parë se çfarë po ndodh me pasurinë e tyre.
EkonomiaOnline mëson se në pikën kufitare te Kulla e Zhlepit janë arrestuar Cen Shala, Afrim Shala, Zenel Shala dhe Amrush Shala.
Po ashtu sipas burimeve të EO personat në fjalë janë duke u mbajtur ende nga Policia malazeze, teksa për rastin është njoftuar edhe ambasada e Kosovës në këtë shtet.