Policia e Kosovës me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit të nxënësve, ka mbajtur ligjeratë me nxënësit e tri shkollave të mesme të ulëta në Ferizaj: ‘’Tefik Çanga’’ me nxënës të klasave VIII-ta, me temë
‘’Parandalimi i keqpërdorimit të internetit’’ dhe në shkollat e fshatrave Zaskok dhe
Doganaj të Ferizajt, me nxënës të klasave I,II dhe III, me temë ‘’ Siguria në
komunikacionin rrugor’’.
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim
vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.
“Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në
fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive
negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, masat për sigurinë në komunikacionin
rrugor, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Tutje thuhet se policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat
e komunave tjera të rajonit të Ferizajt.