Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Leposaviq, afër stacionit të policisë atje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.
Ndonëse aksioni nisi pasi u dyshua për armë, Elshani tha se armë nuk janë gjetur; mirëpo janë konfiskuar 3 vetura, pronë e komunës.Policia ka zhvilluar bastisje për dyshimet lidhur me armë, nuk janë gjetë armë. I kemi konfisku 3 vetura pronë e komunës se Leposaviqi, në një lokacion afër stacionit të policisë”, tha Elshani për Express.