Policia me gaz lotsjellës futet në objektin e Zveçanit

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arritur që të futet në objektin e komunës së Zveçanit, por vetëm pasi është dashur të përdorë gaz lotsjellës.

Nga disa video të publikuara nga qytetarë dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Qytetarët e shumtë serbë janë parë duke u shpërndarë pas gazit lotsjellës e të shtënave armësh.

Në video të shumta të publikuara shihet se qytetarët serbë kanë gjuajtur Policinë e Kosovës me gjësende të forta.

Ndryshe policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Të ngjashme