Policia me informacion se “dikush mund të hyjë nga Serbia”, për arsye sigurie çon disa njësite në drejtim të Jarinjes

| 07 Kor 2023 | 15:30 | Nga

Policia e Kosovës, ka shkuar në pikën kufitare në Jarinjë, për shkak se ka marrë informacione se dikush mund të hyjë nga Serbia në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Portalit Dukagjini, se njësitet policore janë dërguar atje, për shkaqe sigurie, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Për arsye të sigurisë I kemi dërgu në kufi, I kemi disa informacione se mund të hyjë dikush nga Serbia. Për këtë e kemi dërguar policinë atje vetëm për shkaqe sigurie”, tha ai.

Të ngjashme