“Beteja” mes Xhavit Halitit e Arben Gashit duket se nuk do të përfundojë me përplasjen verbale dhe fizike, që ndodhi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ata ka gjasa të përballen edhe para gjykatës.
Policia e Kosovës, së bashku edhe me Prokurorinë Themelore të Prishtinës tashmë kanë nisur fazën parahetimore. Siç ka mësuar “Koha Ditore”, deputetët po dyshohen për veprën penale të sulmit.
Këtë të mërkurë policia ka kërkuar autorizim nga Prokuroria, përmes të cilit do të mundë të intervistonin të dyshuarit. Intervistimi pritet të ndodhë të enjten