Policia e Kosovës ka mohuar lajmin e publikuar, se sërish janë ringritur objektet e kazinove ilegale në Karaçevë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një prononcim për gazetën InfoSot, ka thënë se në zonën e Karaçevës nuk ka objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal. Kjo pjesë monitorohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Stacioni Policor Kamenicë.
“Disa persona ishin vënë në pranga nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në aksionin të cilin e kanë realizuar në zonën e Karaçevës. Përveç të arrestuarve janë rrënuar tërsisht me eskavator edhe disa objekte të cilat ishin hapur në atë zonë”, ka thënë Hashani për Infosot.