Vetëvendosje thotë se Policia po i përgjon

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 11:32 | Nga

Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme policia ia ka ndaluar një automjet të sajin gjatë rrugës për në Pejë. Sipas saj, ky automjet po transportonte zë-rimin për një aksion simbolik që do të zhvillonte kjo e fundit në Pejë.

“Patrulla e cila ndaloi furgonin, ka përcjellë atë nga Prishtina, ndërsa ndalimin e ka bërë me arsyetimin se kanë urdhër nga lart që të ndalohet automjeti me këto targa”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se e konsideron këtë akt të papranueshëm dhe kundërshton të gjitha këto taktika policore, që janë karakteristikë e shteteve autoritare.

“Me këto veprime, assesi nuk do të ndalet angazhimi ynë i përditshëm për çlirimin e shtetit dhe për ndërtimin e një Republike demokratike të qytetarëve”, përfundon komunikata e LVV-së.

 

Të ngjashme