Policia e Kosovës ka ndaluar sot një furgon në fshatin Brod të Shtërpcës që po transportonte drunj ilegalisht nga malet e Shtërpcës.
Policia ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa furgoni me drunj është konfiskuar.
Policia i ka ftuar qytetarët që nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të njoftojnë menjëherë Policinë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.