Policia ndalon një kontrabandë me gjedhe në Leposaviq

| 11 Qer 2023 | 09:52 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës ka ndaluar një rast kontrabande me gjedhe.

Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, në fshatin Bistricë rreth 500 metra nga kufiri Kosovë – Serbi, kishte ndaluar një automjet që po drejtohej nga një shtetas serb. Në automjete janë hasur dhjetë krerë dhi e katër qengja.

“I dyshuari ka pranuar se kafshët janë kontrabanduara nga Serbia. Kafshët me automjete janë proceduar në Doganë ku do të kryhen procedurat edhe nga ana e AUV-it. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullte, i dyshuari është liruar”, është njoftuar në raportin e Policisë.

Të ngjashme