Në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia ka identifikuar shoferin i cili ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Policia njofton se pas matjes me alkooltest shoferi ka rezultuar me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak.
I njëjti është gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.