Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll veturën e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Vitisë, Xhevdet Pozhari, i cili ka shkruar se vetura është ndaluar dhe ata janë legjitimuar, sapo kishin dalë nga një emision në një prej televizioneve në Kosovë.
“Krenar me policinë. Sapo e ndali veturën e ministrit dhe na legjitimuan në kthim nga emisioni. Me lejen e tyre, e bëra këtë foto. Ky shtet do të bëhet! Askush mbi ligjin”, ka shkruar ai.