Policia ndërhyn në ZRrE, arreston Molliqajn dhe 12 zyrtarë të tjerë të PSD-së

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 15:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe 12 zyrtarë të tjerë të kësaj partie, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas katër orë proteste brenda zyrave të ZRrE-së, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e të arrestuarve janë dhe nënkryetari Zgjim Hyseni; sekretarja e Përgjithshme, Teutë Rrusta; sekretari Organizativ, Nol Nushi; zëdhënësja Natyra Kuçi, anëtari i Kryesisë, Frashër Krasniqi etj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar 13 persona, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës.

“Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

PSD ka reaguar pas arrestimeve të 13 anëtarëve të saj, gjatë aksionit të sotëm brenda zyrave të ZRrE-së në Prishtinë.

“Protesta e jonë sot pranë zyrave të ZRrE-së kishte vetëm një qëllim – që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit Molliqaj dhe të aktivistëve të tjerë.

“Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku”.“Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi”, thekson PSD.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/krejt-cka-ndodhi-sot-ne-protesten-4-oreshe-te-psd-se-ne-zrre-deri-te-nderhyrja-e-njesitit-special/

Të ngjashme