Policia ndëshkon me 1822 tiketa pjesëmarrësit e trafikut, shkak shkelja e rregullave

| 28 Jan 2025 | 09:40 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1822 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime dhe  me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme