Policia e Kosovës ka kontrolluar dje një lokal në Skenderaj e ku dyshohej se po organizohej bixhoz i paligjshëm.
Sipas policisë, gjatë kontrollit atje janë gjetur dhe sekuestruar pesë televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tri aparate të lojërave, një monitor dhe gjësende tjera që ndërlidhen me këtë rast,
Më tutje policia njoftoi se lidhur me këtë rast ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Skenderaj, 6 prill 2021
Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 6 prill 2021, njësitet e stacionit policor në Skenderaj, kanë realizuar kontroll në një lokal në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
•5 televizorë
•3 shtëpiza kompjuteri
•3 aparate të lojërave
•1 monitor dhe
•gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.