Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Polici, tha se kanë kryer 50 inspektime e kanë shqiptuar 10 gjoba ndaj kompanive që nuk kanë pasur sinjalistikën e duhur për të ofruar siguri pjesëmarrësve në trafikun rrugor, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë të përbashkët me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shtoi se bashkë me ministrinë po punojnë ngushtë që të zbatohet ligji në përpikëri.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë jemi duke punuar që çështja e punimeve në rrugë të jenë adekuate dhe qysh parashihet me ligj”.
“Janë bërë 50 inspektime që do të thotë janë 50 takime me përgjegjësit e këtyre inspektimeve dhe vetëm dy javët e fundit në ato lokacione dhe janë realizuar 10 gjoba ndaj përgjegjësve ta cilët nuk kanë sinjalizimin e mjaftueshëm për t’i siguruar pjesëmarrësit në trafikun rrugor”.
LEXONI EDHE: