Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit maj ka shqiptuar 6 mijë e 313 gjoba për kundërvajtje dhe ka hequr 98 patentë shoferë për shoferët që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 1842 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 312 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 293 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 137 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 134 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 81 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 62 gjoba.
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 56 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 43 gjoba
– Gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave , 20 gjoba
– Konfiskim i motoçikletave , 4
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
– Mos respektimi i këmbësorëve, 4 gjoba
– Të tjera, 3325 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”