Policia në Ferizaj me aksion për parandalim të aksidenteve, u merr lejen 6 vozitësve

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë së Ferizajt, ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt në rrugët magjsitrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt .

“Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse,  sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet për media.

Në kuadër të këtij aksioni policia me datën 18 dhe 19 tetor 2021 ka shqiptuar 300 gjoba.

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar – 31 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar – 6 gjoba

( Heqje e patentë shoferit 6 )Drejtimi i mjetit pa patentë shofer – 8 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit – 10 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër – 9 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë – 30 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 95 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor – 111 gjoba

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga policia në Ferizaj.

Të ngjashme