Policia e stacionit në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative, ka realizuar ligjërata me nxënës të klasave V – IX , në njëmbëdhjetë (11) shkollat e mesme të ulëta në komunën e Ferizajt me tema të ndryshme: ‘’Siguria e këmbësorëve në trafik ’’, ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’, ‘’ Dhuna në familje ’’, ‘’Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore ’’ .
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë rajonale të Ferizajt, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.
Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të rajonit të Ferizajt.