Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 2 deri më 8 shtator ka shqiptuar 1,498 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr tentë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :
Aksidente me lëndime, 14, persona të lënduar, 25, aksidente me dëme materiale, 15.