Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka dalë me komunikatë lidhur me gjobat për muajin dhjetor të vitit 2023.
Bëhet e ditur se për tejkalim të shpejtësisë për një muaj janë shqiptuar 1653 gjoba, derisa për mos përdorim të rripit të sigurisë 592 gjoba.
Në njoftim thuhet se janë hequr 50 patentë shoferë përgjatë këtij muaji.
“Gjatë muajit dhjetor-2023 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5906 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.”-thuhet mes tjerash në njoftim.