Policia në kërkim të ish-banores së Big Brother dhe motrës së saj, dhunuan barbarisht modelen (Foto)

Prishtinë | 09 Gus 2024 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet, ku një vajzë është sulmuar brutalisht teksa ishte duke ngrënë darkë. Viktima, e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar publikisht përmes pamjeve dhe emrave se ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm.

Policia e Shtetit është vënë në kërkim të dy motrave, të cilat dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë dhunuar rëndë një 24 vjeçare duke i shkaktuar asaj plagë të dukshme në fytyrë. Mariela dhe Antonela Berisha janë vënë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, pasi kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga 24 vjeçe.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se është duke punuar intensivisht për lokalizimin e të dyshuarave. Antonela Berisha, 28 vjeçe, dhe Mariela.B, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– ka njoftuar policia.

Të ngjashme