Policia në Paris është vënë në kërkim të një personi të armatosur, pas të shtënave vdekjeprurëse përpara një spitali.
Një burrë në të 30-tat u vra dhe një roje e sigurisë u plagos.
Incidenti ndodhi të hënën pranë spitalit Henri Dunant, i cili po ashtu është qendër e vaksinimit kundër koronavirusit.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi e qëlloi burrin në kokë, përpara se të largohej me motor.
“Ishte një ekzekutim i vërtetë. Vërtet tronditëse”, i tha një dëshmitar gazetës Le Figaro.
Kryebashkiaku i qarkut 16 të Parisit tha se terrorizmi nuk duket se është motivi prapa sulmit.
Francis Szpiner shtoi se qendra e vaksinimit po ashtu duket se nuk ka qenë shënjestër.
Szpiner tha se roja e sigurisë, e cila u plagos rëndë, duket se është goditur nga një plumb qorr.
Prokurori i Parisit hapi hetime për vrasje dhe vrasje në tentativë.