Policia në kërkim të vrasësit të Bojkut

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 12:39 | Nga

Vrasësi i Dilaver Bojkut – Leku akoma është në arrati dhe i pakapshëm për policinë. Nga sektori për Punë të Brendshme të Ohrit njoftojnë se janë marrë masa intensive për kapjen e autorit. Ndërkohë që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në te-rasën e restorantit Akua Blu që është në pronësi të Lekut.

“Në afërsi të tij është afruar tani për tani një person i panjohur i cili në drejtim të kokës ka shtënë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Më pas personi në fjalë me vrap ka braktisur vendin e ngjarjes duke ikur në drejtim të rrugës “Partizanska”. Me qëllim të kapjes së autorit drejt tij janë nisur dy persona, por të njëjtit kanë hequr dorë nga qëllimi pasi kryerësi i vrasjes edhe drejt tyre ka gjuajtur dy predha” – njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme, Ohër, shkruan Alsat-m.

Ndryshe Leku dje në vendngjarje iu është nënshtrua plagëve, ndërkohë që në spitalin e Strugës kanë tentuar që ta kthejnë në jetë po kjo ka qenë e pamundur. Ai në repartin e kirurgjik është sjellë pa vetëdije. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore të Strugës nën prezencën edhe të ekipeve policore. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerit do të kryhet obduksion.

Të ngjashme