Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Mitrovicë të Veriut është kryer një kontroll, ku nën kulmin e një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Policia ka njoftuar se është konfiskuar si dëshmi:
1. një AK-47
2. pesë karikatorë me municion të AK 47
3. 136 fishekë të AK- 47
4. një çantë krahu
5. dy radio-lidhje të dorës
6. një radio lidhje për veturë
7. dy mbushës radiolidhjesh
8. një tytë shtesë e AK-47
Policia po ashtu bënë të ditur se deri tani janë intervistuar disa persona në këtë ndërtesë.
“Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, thuhet në njoftim.
Dje pajisje ushtarake e municion janë gjetur në Zubin Potok, ndërsa të martën edhe në Mitrovicë të Veriut.