Policia sot në fshatin Mjak të Vitisë, gjatë kontrollimit të një kamioni i ka gjetur 11 gjedhë, të cilat ishin futur në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale.
Në njoftimin e policisë thuhet se kjo ka ndodhur në kuadër të planit “Goditja 2022”.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur njëmbëdhjetë kafshë ( krerë gjedhe) për të cilat dyshohet se përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore si malli i kontrabanduar”.
“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse rasti është duke u trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.