Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë se policia kreu kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Europian dhe në zyrën e tij në ndërtesën e parlamentit në Bruksel për ndërhyrje të mundshme ruse.
Prokurorët thanë në deklaratë se zyra e të dyshuarit në Strasburg, ku ndodhet selia e parlamentit të BE-së në Francë, u kontrollua gjithashtu, raporton Associated Press.
“Kërkimet janë pjesë e një rasti të ndërhyrjes, korrupsionit pasiv dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale dhe ka të bëjë me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e Parlamentit Europian janë afruar dhe paguar për ta promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve”, thanë prokurorët.
Prokurorët thanë se besojnë se punonjësi “luajti një rol të rëndësishëm në këtë”.