Policia në Pejë dje ka kryer kontroll për siguri të hapësirës dhe personave që gjendeshin në një lokal.
Te një i dyshuar janë sekuestruar një armë, një karikator, 15 fishekë.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 16.11.2024, rreth orёs 21:40, gjatё zbatimit tё planit Operativ nё njё lokal nё rrugën “Madlen Albright” nё Pejё, ёshtё kryer kontroll pёr siguri tё hapsirёs dhe personave tё cilёt gjendeshin nё lokal, tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) Armё pistoletё cal:9x19mm
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Pesёmbёdhjetё (15) fishekё cal:9x19mm
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.