Ekonomia Online
FUNDIT

Policia në Prizren merr pjesë në marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit

Policia në Prizren merr pjesë në marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit

Policia në Prizren mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit. Ky marsh u mbajt nën moton “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, i cili nisi nga QKMF dhe përfundoi në sheshin e Lidhjes. Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe […]

Policia në Prizren mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ky marsh u mbajt nën moton “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, i cili nisi nga QKMF dhe përfundoi në sheshin e Lidhjes.

Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kanceri i gjirit.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”.

Të ngjashme