Policia në Ranillugë ia konfiskon serbit një pushkë gjuetie – prodhim rus

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Policia në një fshat të Ranillugës është njoftuar se nje shtetas serb ka probleme me të dyshuarin, vëllanë e tij G.Dj.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësitet patrulluese nga Stacioni Policor Ranillug me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para kanë mësuar se i dyshuari i lartcekur dyshohet se posedon armë zjarri.

“Me leje nga prokurori i shtetit është kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku është gjetur një pushkë gjuetie prodhim rus”.

“Arma e gjetur është konfirmuar si dëshmi për gjykatën ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme