Policia në Shqipëri përdor dronë për kontrollin e territorit gjatë pandemisë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Zgjerimi i fashës së orareve për lëvizjen e qytetarëve prej kësaj të hëne ka bërë që Policia në Shqipëri të vë në funksion dronë për kontrollin e territorit.

Mjetet do të përdoren në zona urbane edhe gjatë mbrëmjes, pasi janë të pajisur me ndriçues dhe me sistem audio.

“Sigurisht që me zgjerimin e fashave orare për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë filluar sot për Policinë, kjo do të thotë më shumë punë, më shumë angazhim. Në thelb i gjithë relaksimi, ose zgjerimi i fashës orare do të thotë për Policinë më shumë kontroll”.

“Dua t’iu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që zgjerimi i drejtë i të gjithë fashës orare do të thotë që thjesht të krijohen më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia në qarkullim për ata që duhet të shkojnë për të blerë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Dronët janë përdorur për të identifikuar shkelësit e qarkullimit rrugor si dhe kontrolle për kultivim të kanabisit, ndërsa këtë herë do të përdoren për qytetarët të cilët shkelin rregullat në kohën e pandemisë./ A2 CNN


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme