Policia e stacionit në Shtime, sot ka realizuar fushatën vetëdijësuese “Stop Drogës”. Fushata është mbajtur në sheshin “Ahmet Shtimja” dhe në rrugët “Tahir Sinani” e “Skender Salihaj” po në këtë qytet.
Policët e sektorit të policisë në bashkësi takuan nxënës dhe të rijnë të tjerë dhe biseduan rreth dukurisë negative të drogave dhe shpërndanë fletëpalosje “Stop Drogës” me disa porosi:
• Stop drogës
• Pasojat e drogës
• Si të identifikohen përdoruesit e drogës
• Përdorimi i drogës ndikon në shëndet, punë, jetë personale, familje dhe rrethin shoqëror
• Çfarë kuptojmë me drogë
• Pse njerëzit përdorin drogën dhe
• Telefononi policinë në numrat 192, apo në aplikacionin digjital ‘’Lajmëro policinë’’ saherë që keni informacione për përdoruesit e drogës dhe personat që shesin drogë.