Policia në Vushtrri interviston dy pronarë të lokaleve, i hapën ato pasi AUV-i i mbylli

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë inspektuar 34 lokale të gastronomisë.

Më tej, policia bëri të ditur se ka iniciuar rast ku pronarët në dy lokale në qytetin e Vushtrrisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë veprimtarinë për 30 ditë.

“Në suaza të autorizimeve për  moszbatim të masave kundër COVID-19, gjatë inspektimit  policia në Vushtrri në dy lokacione kanë iniciuar dy raste ku pronarët e lokaleve të gastronomisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë  (mbyllur) veprimtarinë  për 30 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, lidhur me rastet, në cilësi të të dyshuarve janë shoqëruar në polici për intervistim dy pronarët e lokaleve për veprën penale “Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose shenjave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme