Policia në Vushtrri sekuestron një armë, i dyshuar një 17-vjeçar

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

“I dyshuari E M., 17vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit  është  liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’”, njofton policia.

Të ngjashme