Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasje të ndodhur në një fshat të Istogut.
Nga policia, në njoftim shtohet se, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.‘’ Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës’’, thuhet në njoftimin e PK-së.