Policia përmes një postimi ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Bëhet e ditur se dy nga këto armë, personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste, në Mramor, për gjuajtje me armë dhe në Podujevë për tentim vrasje.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)”.
“Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës”, thuhet në njoftimin e policisë.