Policia e Kosovës njofton se ditëve të fundit në dy raste të ndara në Trudë dhe Prizren janë hasur persona të dyshuar duke bërë gara ilegale, me ç ‘rast janë identifikuar 4 persona ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për vepër penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.
“Policia e Kosovës edhe një herë APELON të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor duke bashkëpunuar me policinë në parandalimin e këtyre garave, vetëdijesimin e personave që merren me organizmin e garave ilegale dhe raportimin me kohë në polici për çdo informacion që kanë për persona apo grupe që planifikojnë të organizojnë gara dhe bashkërisht të mundemi t’i ndalojmë dhe ndaj të dyshuarve policia të merr masat e duhura ligjore”.
“Mbajta e këtyre garave ilegale rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë atyre që janë pjesë e trafikut rrugor, andaj mos hezitoni të jepni kontributin tuaj për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë.