Njësitet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Muqivercë kanë parandaluar sot kontrabandimin e një sasie të madhe kërpudhash në zonën kufitare të fshatit Karaqevë.
Rreth orës 11:45, policia ndaloi një furgon të bardhë me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit u zbuluan 910 kilogramë kërpudha të freskëta të llojit shampinion, të dyshuara se po kontrabandoheshin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast penal dhe mallrat janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.