Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Prishtinë | 11 Dhj 2023 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova.

Ai tha se janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”.

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshët bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lënduar”.

Hoxha tha se për detaje tjera do të njoftojnë prapë.

Të ngjashme