Policia për vrasjen në Fushë Kosovë: Dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje tragjike në Fushë Kosovë.

Dyshohet se i një person i moshës 40 vjeçare me mjet të mprehtë e ka vrarë babanë e tij në moshën 72 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga aty është konfirmuar se i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje tashmë është arrestuar.klankosova

“Mund ta konfirmojmë se policia rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një person i pajetë ndodhet në vendin e ngjarjes”.

“Pastaj janë dalë edhe njësitet tjera dhe prokurori kujdestar. Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar rreth 40 vjeçar”.

“Sipas informatave fillestare, mosha e viktimës është 72 vjeçar dhe ekziston dyshimi se viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare”.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë dhe dyshohet se në kryerjen e veprës është përdorur një mjet i mprehtë”.

Të ngjashme