Policia e Kosovës e ka rrethuar vendin ka mbetur një person plagosur pas një shkëmbimi me armë, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, teksa shtoi se i dyshuari është identifikuar dhe është në arrati.
“Sot rreth orës 11:00, Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.